Shkodër/ Kandidatja Majlinda Angoni: PS do të thyejë bastionin e së djathtës

Pasi votoi, kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës Majlinda Angoni beson që shkodranët këtë radhë do të thyejnë bastionin e të djathtës.

Duke folur për gazetarët, ajo tha se aktualisht procesi i vijon normalisht, përveç dy zonave në Dukagjin, ku nuk ka nisur ende procesi, për shkak të motit të keq, por sipas kandidates socialiste, pritet që nga momenti në momenti edhe aty të nisë votimi.

“Banorë të Shkodrës të marrin pjesë në votime për të shprehur votën e tyre të drejtë kushtetuese, që ua garanton ligji. Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe e paqes. Siç ka qenë gjithë fushata, duhet të jetë dhe përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushate”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?