Shkodër: Kapen 77 kg kanabis, arrestohen 3 trafikantë droge

 

Tek fusha e aviacionit në Shkodër, tre trafikantë droge janë arrestuar në flagrancë me 77 kg kanabis sativa. Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion të koduar “Vuksanaj” në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit qw çoi në pranga:

  • Binak Arra, 41 vjeç, banues në Palaj, Shosh, njësia administrative Shkodër.
  • Agostin Stenaj, 21 vjeç, banues në Vuksanaj, Shkodër.
  • Gjin Livalli, 30 vjeç, banues në Ndreaj, Shosh, njësia administrative Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasëve u realizua në vijim të proçedimit penal të vitit 2015 të Prokurorisë Shkodër, ku në vendin e quajtur Stom Golem, fusha e Aviacionit, Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasëve të sipërpërmendur.

Në momentin e arrestimit të tyre u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

76.5 kg bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

240 200 lekë të reja.

Një automejt tip “Land Rover” me targë “AA 684BF”. Materialet në ngarkim të shtetasëve, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim shitje te lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283 të Kodit Penal.

SHKARKO APP