Shkodër, katër persona në pranga, kapen me armë e tritol

Katër persona u arrestuan gjatë një operacion i të policisë Shkodër, për armëmbajtje  pa leje.

Të arrestuarit janë: Pal Hila, Ndue Kola nga Vau i Dejës dhe babë e bir Zija e Ylber Rupa nga Shkodra.

Ata ranë në pranga pas kontrolleve në banesat e tyre. Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit u sekuestruan tre automatikë, 400 gr tritol, 15 kapsolla detonare dhe 100 fishekë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shkodër, forcat e rendit, ato kriminale dhe të FNSH-së janë duke kryer një operacion të gjerë ndaj personave që dyshohet se mbajnë armë pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?