Shkodër, kërcënoi me thikë bashkëshorten, pranga 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kanosje dhe dhunë në familje.

Në pranga u vu shtetasi K. Z. 41 vjeç, i cili me anë të thikës kanosi bashkëshorten e tij.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe”, thuhet në njoftimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?