Shkodër/ Largohet nga dasma, 22-vjeçarja gjendet e vdekur në makinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga Shkodra. Një 22-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një automjet, në fshatin Melgushë.

Mësohet se e reja ka qenë në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë, por nuk është kthyer më. Kanë qenë të afërmit e saj të cilët e kanë gjetur atë të pajetë brenda një automjeti.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e saj. Burime në vendin e ngjarjes thanë se dyshojnë për një infarkt, ose një vetëhelmim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?