Shkodër, mbi 500 familje pa ujë

Mbi 500 familje të dy fshatrave në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës, që janë pa ujë. Ata janë të vetëdijshëm se uji që mbushin që nuk është i sigurt për konsum por nuk kanë alternativë tjetër.

Në çezmat e tyre ka vite që nuk mbërrin uji i ujësjellësit, e ato që kanë puse, po përballen në masë me thatësirën e gjatë që i ka shteruar. Janë të zhgënjyer nga gënjeshtrat e pafundme që politika ju a ka sërvirur të gatshme në fushata elektorale, prandaj e kanë një paralajmërim për ta.

Bashkia e Shkodrës ka qenë e pafuqishme të zgjidhë problematikën që ka kjo zonë, pasi mes saj dhe bashkisë Malësi e Madhe ka një konflikt të vjetër për burimin kryesor që furnizon këto fshatra, që është ujësjellësi i Rrjollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?