Shkodër, mësuesit e nxënësit çojnë drejtoreshën në polici, ushtron dhunë
Drejtoresha e një shkolle 9 vjeçare ka përfunduar e denoncuar në policinë e Shkodrës nga kolegët dhe nxënësit e saj. Bëhet fjalë për titullaren e shkollës “Osman Dhampiraj” në Shtoj të ri, Saime Hegrepi, ku mesuesit dhe nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike. Denoncimin ato e kanë depozituar në drejtorinë vendore të policisë.
Në ambientet e policise , për 3 orë me rradhe mësuesit, nxenesit e shkolles, psikologia si dhe prinderit e njërit prej femijeve kane bërë kallëzimet perkatese.
Sipas mësuesve kjo nuk është hera e parë që në shkollë ndodhin të tilla incidente, por një ditë më parë situata ka degjeneruar pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë.
Për këtë problem sipas mësuesve dhe prindërve është njoftuar edhe drejtoria arsimore.
Mësuesja Luljeta Shyti: Sot kishim një problem, një incident që ndodhi në shkollë. Unë jam mësuese në shkollën Shtoj i Ri që 17 vite. Nuk kam pasur asnjë problem, problemi kryesor është se ne kemi një drejtues që është i paaftë. Përdor çdo vegël, çdo manovër që të shkelë mbi fëmijët, mësuesit, me kërcënime, dhunë fizike, dhunë verbale dhe psikologjike.
Drejtoresha quhet Saime Hegrepi, kërcënimet kanë ndodhur prej paaftësisë së saj. Asnjë prej mësuesve nuk kemi probleme me ata nxënës.Janë shumë të qetë, shumë të sjellshëm. Po të kishim pasur probleme ne nuk do të dilnim të gjithë në grup.Problemi është ajo, jo nxënësit dhe mësuesit. Sot ka thirrur dhëndrin e vet me kërcënu fëmijët e klasës së 9. Arsyeja është se nuk i ka menaxhuar dot në orën e mësimit dhe një herë thërret psikologun, një herë thotë po sjell burrin, një herë të afërmit, kushërinjtë dhe sot ka sjellë dhëndrin.
Kanë dalë pas shkolle, kanë qenë këta dy nxënësit dhe një tjetër që po jep deklarim në polici. I ka kërcënuar, ka qenë duke i rënë grusht djalit që është brenda por ja ka mbajtur dorën Drejtoresha. Nxënësit disponojnë video, i kanë bërë në momentin që janë kërcënuar.Kanë zgjedh mënyrën më të mirë të mundshme për të mbrojtur veten.Kërcënime kemi pasur pa fund edhe ne si staf, edhe nxënësit. Kemi vënë në dijeni dhe Drejtorinë Arsimore, kanë qenë prezent një rast kur ne kemi shfaqur pakënaqësi ndaj drejtimit, nuk kanë marrë asnjë masë.
Ka qenë dhe një incident shumë i rëndë para dy vitesh dhe e kanë mbyllur në mënyra të ndryshme. Na ka kërcënuar me shkarkim nga puna, thotë sa të jetë partia ime unë do të jem këtu për 8 vite. Kur e kundërshton thotë të heq ditën e punës dhe pse je prezent në shkollë dhe bën punën. Unë quhem Luljeta Shyti dhe sot më vjen një email në emër të Morenës që është përfaqësuese e DAR. Unë kam qenë në provim dhe kam menaxhuar komplet pjesën e provimit tek shkolla ‘Shejnaze Uka’ dhe mund ti pyesni DAR kam qenë apo jo, me u verifiku që unë nuk kam marrë pjesë, jam larguar nga procesi.Drejtoresha më thirr sot se do të marrim masë ndaj teje. Çfarë mase do të marrë nuk e di. Kërcënimet i bën se është e paaftë.
Nxënësi: U pres në qafë, u rrjep, lloj-lloj kërcënimesh. U sjell burrin, kushërinjtë. Sot solli dhëndrin e vet.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se vetë drejtoresha në deponimin e dhënë në polici, ka mohuar një fakt të tillë, duke e quajtur komplot për ta hequr atë nga puna.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

