Shkodër/Një vrasës serial po bën kërdinë, ja personi më i kërkuar

Që në ditët e para të 2020, qarku i Shkodrës u prek nga vrasjet mafioze. Gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë se momentalisht në këtë qytet është një person që po kërkohet nga policia. Ky person sipas tij akuzohet për një mori vrasjesh në qytet. ”Sot njeriu më i kërkuar në Shqipëri është një personazh në Shkodër. Kërkimi i tij ka filluar në ngjarjet e viti të kaluar, ku pati 11 të vrarë. Kjo natyrë e krimit nuk lufothet me polici të thjesht”, tha Hoxha në ”Abc News”, duke u ndalur më pas në ngjarjet e rënda në qytetin e Elbasanit.

”Vitin e kaluar ka patur një seri ngjarjesh në zonën e Elbasanit. Personi që ka sot shpërblimin më të lartë është Ibrahim Lici, është në kërkim. Po përdoret një skuadër vrasësish që nuk po lënë gjurmë. Ky grup që vepron në zonën e Elbasanit. Brenda 10 muajve kanë kryer 6 atentate kanë goditur njerëz që sa kanë ardhun ne Shqipëri dhe nuk kanë lënë makina pas, makina zhduket. Policia ëhstë duke e kërkuar këtë skuadër sepse nuk ka asnjë të dhënë”.

Gazetari theksoi se vrasja e Guxim Gjyriçit në Tropojë, mund të rikthejë skenarët e hakmarrjeve në këtë qytet, të cilat tronditën Shqipërinë gati dy dekada më parë. ”Është një fis i madh. Është një fis i madh dhe nuk kanë qenë të përfshirë dhe godtija e një përseonazhi të tillë sjell. Lëvizjet e autorëve mënyra e ekzekutimit, duke pasur parasysh ngjarjet e mëparshme ashpërsia ka qenë maksimale. Janë kryer atentate me mina të telekomanduara kur ende nuk dihej se çfarë ishin”.

SHKARKO APP