Shkodër, përmbyset varka me një çift turistësh çekë, mbytet djali

Një varkë me dy turistë çekë është përmbysur sot gjatë lundrimit në lumin Kir, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Dy turistë të të rinj, një djalë dhe një vajzë ishin duke bërë rafting në momentin kur varka është përmbysur.  Si pasojë vajza ka shpëtuar, ndërkohë që kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit tjetër. Në këtë zonë lumi Kir ka intensitetin më të madh të rrjedhës së tij, si pasojë edhe e shkrirjes së dëborës. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë polumbarë dhe Forcat “Renea”, të cilët po punojnë për gjetjen e trupit të humbur. 

SHKARKO APP