Shkodër, përmbyten edhe shtëpitë. Peshqit dalin në rrugë
Situata në Shkodër, është sa e rëndë, por edhe e pakuptueshme pse qeveria nuk shpall emergjncën civile. Met Beci, një nga banorët e Dajçit që po mundohet të shpëtojë ç’të mundet, pasi uji ka mbuluar gjithë banesën e tij. Dëmet janë të mëdha, thotë ai, dhe deri tani askush nuk u ka ardhur në ndihmë.
“Sot është dita e gjashtë që jemi kështu”, thotë Meti. Përmbytja ka prekur edhe fshatrat në kufi me Lezhën. Rruga e Malit të Jushit tashmë kalohet vetëm me mjete të larta, pasi ka mbi një metër ujë në të. Kryeplaku i fshatit, Arben Marku sqaron se mungon uji i pijshëm dhe shumë banesa janë nën pushtetin e ujit.
“Gjendja është katastrofike komplet. Nuk ka ardhur njeri akoma për t’u interesuar”, shprehet Marku. Banoret e Malit të Jushit bëjnë apel për ndihmë: “80 cm e kemi ujin në oborr. Mungon uji i pijshëm dhe jemi të izoluar. Askush nuk ka ardhur”.
Përtej problemeve serioze që po shkakton përmbytja, këtë situatë disa e kanë shfrytëzuar për foto e disa të tjerë për të zënë peshk.
KOHA JONË SONDAZH

