Shkodër: PS zgjedh kryetarin e ri me dyer të mbyllura

Ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati po zhvillon sot një mbledhje me dyer të mbyllura me strukturat e PS në Shkodër, ku do të zgjidhet Kryetari i ri degës së kësaj partie.

Takimi vjen si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e fundit lokale 2015. Deputeti i Bushati, i cili është dhe i deleguari i PS-së për zonën e Shkodrës bëri thirrje të gjithë anëtarëve të jenë më të afërt me qytetarët dhe të komunikojnë me njerëzit për problemet që kanë.

Bushati deklaron se:" Deri më tani loja s' ka rezultuar e  suksesshme. Kemi plane për të dyfishuar numrin e anëtarësisë, pasi kjo do të thotë më shumë punë dhe më shumë mbikëqyrje për qytetin e Shkodrës. Do të ketë zgjedhje në të gjithë strukturën e partisë PS në Shkodër".

R.SH

SHKARKO APP