Shkodër, zjarri shkrumbon dy banesa

 

Dy banesa, shtëpi private, janë shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në lagjen "Gjuadol" të qytetit të Shkodrës.

Zjarri ka rënë fillimisht në banesën e shtetasit me iniciale D.H dhe brenda pak minutash nga flakët është përfshirë dhe një banesë tjetër aty pranë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të mirë, dëme në njerez nuk ka pasur, por dy banesat janë shkrumbuar dhe për rrjedhojë dëmet materiale arrijnë deri në disa milionë lekë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin e flakeve që rrezikonin dhe disa shtëpi të vjetra që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit. 

Grupi hetimor ka mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, që nga hetimet paraprake i atribuohet luhatjes së energjisë elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?