Shkodra “bombë me sahat” por trafikantët vijojnë aktivitetin

Ndonëse Shkodra është cilësuar nga kryeministri, Rama si “bombë me sahat”, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, duket se trafikantët nuk e kanë ndaluar aktivitetin e tyre.

Policia njoftoi se ka arrestuar katër persona për trafikim të lëndëve narkotike, dhe po ashtu ka shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen.

Kështu në pranga ranë:

Swiss Digital Desktop Reklama

-H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

Swiss Digital Mobile Reklama

-B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,

-R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”

-A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Operacioni “Shtoj i Ri” u finalizua me sekuestrimin e 56 kg kanabis sativa, dy automjete dhe 4 celularë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?