Shkodra dhe Vlora e prekur nga Covid-19, ja çfarë po ndodh me qytetarët

Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se sot edhe qyteti i Vlorës është i prekur nga Covid-19. Vlora dhe Shkodra, janë dy nga bashkitë më të mëdha në të dyja skajet e Shqipërisë, jug-veri. Për këtë arsye krerët e dy autoriteteve lokale ishin të ftuar në “Top Talk”, për të folur për situatën në këto dy qytete, pas koronavirusit që ka kapluar të gjithë vendin por jo vetëm, dhe deri më tani është duke rrezikuar jetë njerëzish. Të dy drejtuesit u përgjigjën një zëri, që dezinfektimi ka nisur dhe po zhvillohet në të gjithë territorin.

Voltana Ademi: Ne vazhdojmë çdo ditë edhe sot kemi vepruar në dy tregje, në ambiente pranë spitalit në Shkodër. Ne përdorim dy solucine, bëhet fjalë për dezinfektim dhe klorinim të rrugëve dhe hapësirave publike dhe me një përqendrim të lartë për të mbajtur pastër.

Dritan Leli: Edhe për arsye të ndjeshmërisë time më të madhe në lidhje me situate të tilla emergjentë, që kanë lidhje me shëndetin e popullatës, për arsye të formimit tim si mjek, kanë filluar shumë më parë se kanë filluar të gjithë të tjerët, sepse kam menduar gjithmonë që të parandalosh është më mirë që të luftosh atë që të vjen përballë. Këto janë bërë shumë më parë se të reklamoheshin në media dhe media sociale, denzinfektimi ka qenë i përhershëm në të gjithë ambientet publike ku ka pasur grumbullime të shumta të njerëzve. Me siguri ka pasur dezinfektim në të gjitha rrugët e qytetit, në të gjitha hyrjet e pallateve, përveç ndonjë lagje që mund të ishte e populluar me ndonjë shtëpi private.

SHKARKO APP