Shkodra dhe Vora pa kryebashkiakë, Kume tregon zgjidhjen

Vendimi unanim i KQZ-së këtë të premte  për ti hequr mandatin Agim Kajmakut la pa kryebashkiak dhe bashkinë e Vorës.

Aktualisht Shkodra dhe Vora janë pa drejtues. Në Shkodër vijon detyrën jashtë mandatit Voltana Ademi pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.

Përballë kësaj situate, ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume i ftuar në Ora News tha se presidenti duhet të marrë konsensusin e palëve për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme në këto dy bashki.

“Është koha që Presidenti të pyesë palët sot cili është qëndrimi nëse ai dekreton zgjedhje për Shkodrën dhe Vorën.  Nëse merr dakordësinë e palëve ai s’ka pengesa morale për ta realizura një gjë të tillë. Në të kundërt presim derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese për dekretetet e Presidentit dhe më pas do të vendosë Presidenti. Vullneti politik na prodhon të mira dhe vullneti jo i mirë na prodhon situata të tilla”, u shpreh Kume.

SHKARKO APP