Shkodra dhe Vora pa kryebashkiakë, Spaho përjashton zgjedhjet e pjesshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, përjashton mundësinë që presidenti Ilir Meta të dekretojë një datë për zgjedhje të pjesshme në bashkitë Shkodër dhe Vorë të mbetur pa kryebashkiakë.

I ftuar në RTV Ora, Spaho thotë se zgjidhja e vetmë për krizën politike janë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe ato vendore në të njëjtën ditë.

Spaho: Presidenti anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, i shtyu në tetor. Nga ana kushtetuese më duket jo e drejtë, jo e rregullt, që të dekretohet një datë tjetër për një proces që është konsideruar nul. Ky proces është konsideruar nul dhe nga raporti i OSBE-ODIHR. Jemi para një procesi nul, inekzistent. Për rrjedhojë, të dekretosh një palë zgjedhje që vinë nga rënia e kandidatëve të një procesi që nuk ekziston nuk është normale. Do të duhej që ata kryebashkiakë që ishin të vazhdonin mandatin e tyre dhe të shkohej në zgjedhje të rregullta kushtetuese vendore. Zgjidhja e krizës politike vjen përmes zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?