Shkodra: Duhet vëmendje nga qeveria edhe për sipërmarrjen e madhe, të krijohen lehtësira
Për Arben Shkodrën nga Shoqata e Prodhuesve duhet një vëmendje më e madhe nga qeveria për sipërmarrjen e madhe.
Në një lidhje me Skype në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia, ai tha se qeveria duhet t’i krijojë kësaj sipërmarrje lehtësira doganore, si dhe të mos ketë parapagesë të TVSH-së në doganë.
Shkodra: Sipërmarrja e madhe është ajo që furnizon me produkte dhe shërbime ekonominë. Sipërmarrja e madhe investon dhe punëson në fabrike shumë njerëz. Duhet të ketë një vëmendje në paralel edhe për sipërmarrjen e madhe. E gjithë sipërmarrja do të kalojë në 4 hallka. Problematika e parë që po kalojmë është ajo e sigurimit të mallit të importit. Nuk jemi vetëm ne në emergjencë, është e gjithë bota, gjetja e lindjes së parë dhe transporti janë futur në një situatë kaotike.
Ne nuk e dimë se çfarë do të na sjellë prilli dhe maji në raport me tregtinë ndërkombëtare. Për sipërmarrjen e madhe duhen krijuar lehtësira. Së pari duhen lehtësira në procedurat doganore. Po ashtu duhet të kemi lehtësi në kohë në raport me pagimin e TVSH-së që parapaguhet në doganë. Duhet të futemi në skemën normale të pagesës normale të TVSH-së e cila paguhet kur kalohet te shitja. Kështu shpëtohet 20% e likuiditetit që i duhet importuesit të mallrave.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/793228271164413/