Shkodra e Lezha sërish nën ujë: Lumi Drin vijon të gërryejë toka. Mijëra hektarë tokë të përmbytura
Janë kthyer sërish përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë. Lumi Drin vijon të gërryejë tokat në zonat pranë tij. Deri më tani rezultojnë të përmbytura mijëra hektarë tokë si në Shkodër dhe në Lezhë.
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës në fshatin Bërdicë e Sipërme.
Ndërkohë, Lezha ka patur probleme nga reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar. 250 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, nga të cilat 150 hektarë në Zadrim e 100 në Torovicë.
Nga ana tjetër nuk ka probleme me qarkullimin në akset nacionale e rurale apo me furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Informacioni për Shkodrën, më 25.01.2021
Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 25.01.2021,ora 08.30 INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha
Tokë e pakultivuar 398 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha
Grurë 25 Ha
4.Dekorative 10 Ha
5.Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
Grurë 15 Ha
Pemtore 5Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 170 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
Grurë 10 Ha
Decorative 10
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
Informacioni zyrtar për Lezhën
Situata në qarkun Lezhë, date 25.01.21, ora 09.00′, është:
-gjatë natës kemi patur reshje me intensitet mesatar në të lartë, me rreth 50 mm;
-në bashkinë Lezhë, kemi 250 ha sipërfaqe të tokave bujqësore të përmbytura, nga të cilat 150 ha në Zadrim ë 100 ha në Torovicë.
-hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave;
-rezervuaret janë në monitorim ë nuk paraqesin probleme;
-lumi Drini është + 1.6 m nga +2.00 m të kuotës kritike,;
-lumi Gjadër është 50 cm nen kuoten kritike;
-lumi Mat është +2 m nga +4 m të kuotës kritike;
-kanalet e ujrave të larta e ato të dyta e të treta janë në kuata të larta;
-furrnizimi me energji elektrike ë ujë të pishem, është pa problem. Nga era e forta të ditës djeshme këmi patur nderprerje të energjisë në linjat e njësive administrative Balldre ë Blinisht, por që janë riparuar nga specialistët e OSHEE ;
-rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalushme e pa probleme;
-Strukturat e MC, janë në gatishmeri për ndjektjen e situatave ë nderhyrje.