Shkodra e vitit 1913, qyteti u administrua nga një komision i fuqive të mëdha

Në kohën kur perandoria osmane po shembej, Shkodra deri në prill të vitit 1913 mbeti bastioni i osmaneve në Ballkanin Perëndimor. Për gjashtë muaj rresht qyteti u mbajt i rrethuar nga ushtria e mbretërisë së vogël të Malit të Zi dhe më pas u pushtua.

Malazezët nuk e gëzuan gjatë pushtetin mbi qytetin e madh shqiptar, të cilin e nderonin ta bënin pjese të mbretërisë se tyre. Perandoria Austro-Hungareze e kërcënoi me shpallje lufte Malin e Zi dhe nëse ushtria nuk tërhiqej nga qyteti brenda pak orëve. Malazezet ikën dhe rans dakord me fuqitë e mëdha për ta dorëzuar qytetin tek ata. Në Shkodër ndodheshin ushtritë e disa vendeve dhe një grup admiralesh të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin këto fuqi e morën në dorëzim qytetin e Shkodrës me 14 maj të vitit 1913. Fuqitë e Mëdha u tërhoqën nga qyteti dhe e lanë atë nën kujdesin e një komisioni prej 12 vetësh, të njohur si Komisioni i Shkodrës.

Një nga komisionarët që administronin qytetin ishte edhe August Ritter von Karl, nën kujdesin e të cilit hapën komisioni e letrave shqip dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë. Në mars të 1916 qytetit i bëri vizitë zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve. Qyteti ndërkohë ishte nën pushtimin e austriakeve, ndërsa Lufta e Parë Botërore kishte nisur. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?