Përmirësohet situata në Lezhë. Shkodra ende nën ujë, 1100 ha tokë e përmbytur

Reshjet e shumta të shiut sollën përmbytje në Shkodër, ku ende nën pushtetin e ujit janë 1100 hektarë tokë.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.15 me një rënie prej 40 cm, ndërsa e kundërta ndodh me Liqenin e ( hidrometri ura e Bunes) aty ku niveli është rritur me 5 cm (aktualisht 8.10 m).

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm dhe ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ne rrugën e Obotit po punon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Grupet e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Ndërsa në Lezhë, intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë gjatë orëve të fundit, por edhe gjatë ditës së sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat të cilat një ditë më parë ishin nën pushtetin e ujit, shkollat “Gjergj Kastrioti” dhe “Besëlidhja”.

SHKARKO APP