Shkodra i jep lamtumirën Zef Dedës! Homazhe për aktorin e njohur të humorit
Shkodra do i japë sot lamtumirën njeriut që i fali aq shumë buzëqeshje edhe në vitet e vështira.
Sot në orën 09:00 Teatri “Migjeni’ ka hapur dyert për të pritur miq, të afërm, aktorë dhe artëdashës që duan ti bëjnë nderimet e fundit aktorit Zef Deda.
Teatri Migjeni ishte shtëpia e tij e dytë aty nisi rrugëtimin e tij të ëndrrës për t’u bërë ai që vërtetë u bë, një nga komedianët më të mirë të traditës sonë të artit komik, i cilësuar edhe si “Charlie Chaplini” i Shqipërisë.
Homazhet do të mbahen në hodhin e teatrit deri në orën 13:00 kur kortezhi do të niset për meshën e dritës e më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit.