Shkodra, qarku i tretë me numrin më të lartë të ankesave ndaj policisë

Pas Tiranës dhe Durrësit, është Shkodra qarku i tretë në rang republike për numrin më të lartë të ankesave që qytetarët kanë në drejtim të policisë së shtetit.

Ishte shefi i sektorit të inspektimit tek SHÇBA, Sterjo Golloshi, gjatë një fushate promovuese në shkollat dhe institucionet publike të kryeqendrës së veriut, bëri me dije një fakt të tillë.

Sterjo Golloshi: Ankesat janë jo vetëm për strukturat që ju përmendët, policinë, gardën e republikës dhe shërbimin zjarrfikës, por shërbimi mirëpret çfarëdo lloj ankese që qytetarët kanë ndaj strukturave të policisë së shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy janë sektorët që mbajnë rekordin e ankesave, policia rrugore dhe ajo e rendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sterjo Golloshi: Mbizotërojnë kryesisht ankesat sa i përket policisë rrugore në lidhje me masat administrative por gjithashtu edhe për procedurën e ndjekur nga strukturat e policisë së shtetit për trajtimin e konflikteve të ndryshme.

Por në Shkodër ku u prezantuan rezultatet e këtij vrojtimi ankesat e qytetarëve nuk kanë larguar asnjë efektiv policie, qoftë penalisht, qoftë administrativisht.

Shkodra ishte përzgjedhur për të përmbyllur një fushatë që SHÇBA ndërmori në shkolla dhe institucione publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?