”Shkodra, zonë e nxehtë e krimit”, ministri Çuçi: Do vazhdojmë luftën
Shkodra bëhet shpesh kryefjalë e medias për shkak të krimeve që ndodhin aty, duke marrë jetë njerëzish.
Në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte në qytetin veriperëndimor, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar do të vazhdojë pa pushim në qytet.
“Shkodra ka qenë një nga zonat e nxehta të krimit në këto 30 vite. Ne kemi bërë goxha luftë, herë e kemi luftuar, herë jo. Shumë shpejt ju vetë do ta ndjeni gjithë këtu strukturim që edhe ne po i bëjmë Policisë së Shtetit, dhe që do të ndihet edhe këtu”,-tha Çuçi.