Shkodranët nuk e braktisin as në kohë lufte Gëzim Krujën
Shqiptarët dhe sidomos shkodranët që e duan dhe e vlerësojnë artin, dinë të bëjnë dallimin midis një artisti të thjeshtë dhe atij të katapultuar në një skenë. Gëzim Kruja ishte i tillë dhe as Covid-19, nuk mund t’i ndalë shkodranët që ta përcjellin për në banesën e fundit si një artist siç ai e meriton. Të hënën në pamundësi për t’u mbledhur për homazhe në teatrin e qytetit, faqja “Reagoj për Shkodrës” ka ftuar të gjithë që ta duartrokasin nga ballkonet teksa trupi i tij i pajetë kalon në qytet për të shkuar për në banesën e fundit, duartrokitje në formë vlerësimi, falenderimi për gjithçka ai ka dhënë.
https://www.facebook.com/reagojpershkodren/photos/a.1707890725961659/2840507686033285/?type=3&theater