Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ka kanosur me sëpatë në ambientet e një loakli dy persona, pas një konlikti për motive të dobëta. Në pranga është vënë shtatasi E.DH banues në Shkodër.

“Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës shkuan në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .” – njofton Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?