Shkoi në spital 20 ditë pasi u plagos, ndalohet një i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenëve në Laç

Një person është ndaluar ditën e sotme si i dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

Raportohet se i ndaluari është një 30- vjeçar dhe dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje, ku 4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në një hotel në Laç.

Dyshimet janë ngritur menjëherë pasi i riu mbrëmë është paraqitur i plagosur në një spital privat në Tiranë, dhe nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit.

Për më tepër bluzat e bardha kontaktuan Policinë, dhe 30- vjeçari i dha identitet të rremë uniformave blu. Por tashmë i janë marrë shenjat e gishtave dhe pritet të dalë dhe identiteti i vërtetë i tij.

Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha pasi gjatë atentatit po ashtu u plagos nga një prej viktimave.

Në fakt objektiv i atentatit ishte Bujar Lika, i cili njihet dhe si njeri i afërt me Ervis Martinajn, por autorët e lanë të vdekur edhe pse ai plagosi një nga autorët, që rezultoi të ishte Kreshnik Tusha. Kurse Paulin Marku i plagos nga plumbat në hollin e hotelit dhe u transportua drejt Traumës ku dhe ndërroi jetë.

Deri më sot janë në ‘lojë’ të dyja pistat për vrasjen, si ajo e Bujar Likës por edhe Paulin Markut. I pari ishte përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në 2015 në Linzë si dhe njihet për përplasjet me grupet kriminale dhe të shkuarën kriminale. Kurse Paulin Marku ka pasur biznese në Maltë si dhe një konflikt të mëparshëm për një pronë në Tiranë. BW

SHKARKO APP