Shkoi në spital me dy plagë në kraharor, policia jep detajet. Ja kush është i plagosuri (EMRI)

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa minuta më parë në Patos të Fierit, ku një 53-vjeçar është plagosur me armë zjarri, ka reaguar edhe policia.

Me anë të një njoftimi për shtyp policia shkruan: “Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”.

Burime bëjnë me dije se 53-vjeçari, Edmond Fejzullahu, ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Fierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosuri ka mbërritur vetë në spital me makine e tij, ndërsa mësohet se sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?