Shkoi të merrte bananet, arrestohet punonjësi pasi në konteiner u gjetën 200 kg drogë
Punonjësi i kompanisë “Massabi fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 200 kg kokainë, është vënë në pranga. Punonjësi, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti është paraqitur për të shkarkuar konteinerin dhe për të marrë bananet, por pasi është gjetur droga, është vënë në pranga dhe po merret në pyetje. Nga ana tjetër, në një prononcim për News24, ka folur një nga administratorët e kompanisë, Erion Peti.
“Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur.
Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit. Nuk po më kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore.
Unë paguaj tatimet në shtet. Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku”,– tha Peti.