Shkoi të punonte me të atin në ndërtim, i riu vdes tragjikisht në vendin e punës
Aktualitet E Martë, 7 Shtator 2021 17:27
Një 23 vjeçar nga komuna e Pejës ka humbur jetën teksa punonte sëbashku me të atin në ndertim. Siç raportojnë mediat bëhet fjalë për Milor Belegu nga qyteti i Pejës.
Belegu po punonte me babin e tij në ndërtim, por nuk ka ende detaje se ne çfar rrethansh e humbi jetën.
Express shkruan se janë të shumta rastet në Kosovë kur ndodhin ngjarje te tilla në vendet e punës, sidomos në ndërtim, ku rreziku është gjithnjë i lartë në mungesë të sigurimit të vendit të punës dhe mjeteve të duhura për të punuar.
KOHA JONË SONDAZH

