Shkojnë ti ngushëllojnë për vdekjen e babait, kushërinjtë plagosin tre vëllezër

Burime nga vendi i ngjarjes sqarojnë se dy familjet kishin qenë në konflikt pronsie prej kohësh, por megjithatë 3 vellezerit Çangu kishin vendosur të shkonin në ceremoninë mortore pas vdekjes së babait të kushërinjve të tyre, me të cilët ishin në konflikt. Por as kjo ngjarje e rëndë nuk i ka ndalur, të përplasen me njëri-tjetrin.

Menjëherë pas varrimit, Estref Çangu autorë i dyshuar i kësaj ngjarje ka qëlluar duke plagosur me armë një prej vëllezërve, por më pas gjithkçka ka argravuar dhe në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë, ku për pasojë mbetën të plagosur edhe dy vëllezërit e 66-vjeçarit. Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Estref Çangu.

SHKARKO APP