Shkolla 9-vjeçare e Zejmen pranë rrugës, nxënësit në rrezik

Çdo ditë, në nisje dhe përfundim të mësimit nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Zejmen të Lezhës duhet të përshkojnë këtë rrugë.

Rreziku është i lartë për shkak të mungesës së sinjalistikës si dhe shpejtësisë tej normave të automjeteve në aksin nacional Milot-Lezhë.

Nxënësit thonë se kalojnë nga njëra anë në tjetrën të rrugës me frikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxënëse: “Kemi frikë por shikojmë në dy anët e rrugës dhe ku s’ka makina kalojmë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme.

“Nuk ka viza të bardha për kalimin e rrugës.”

Drejtori Zef Therçaj thotë se stafi i shkollës detyrohet të shoqërojnë fëmijët cdo ditë për të shmangur rrezikun ndërsa shton se ka kërkuar nga autoritetet vendosjen e sinjalistikës rrugore.

Zef Therçaj: “Është rrugë nacionale dhe shkolla është afër saj. Kjo paraqet problem. Për fat të mirë nuk kemi pasur aksidente.”

Pavarësisht kërkesave ndër vite të prindërve dhe drejtuesve të shkollës, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Ora News - Shkolla 9-vjeçare e Zejmen pranë rrugës, nxënësit në rrezik

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?