Shkolla “At Zef Pllumi” në Tiranë, është gati për nxënësit

Në këtë 95 vjetor të lindjes së At Zef Pellumit, shkolla që mban emrin e tij është duke u rikonstruktuar për të qenë gati në 16 shtator kur dhe nis procesi mësimor.

“Sot është 95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, një figurë e shquar e popullit shqiptar për sakrificën e madhe gjatë regjimit komunist, dhe mënyra më e mirë për ta kujtuar është ardhja në këtë shkollë, në një institucion të dijes, e cila është një nga shkollat më të mira të Bashkisë së Tiranës dhe jemi krenarë që mban emrin e At Zef Pllumbit”, shprehet Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë, Tiranë.

Në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtje e mirë e procesit të ri mësimor dhe për të shmangur mbipopullimin në klasa, Ruseti u bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla afër banesës. “Kjo do të shmangë orët e gjata në trafik, por edhe do të sigurojë që të gjitha shkollat e Tiranës të kenë të njëjtin standard, shkolla At Zef Pllumi ka 29 klasa dhe me një kapacitet prej 830 nxënësish, përfshirë edhe parashkollorin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?