Shkolla e Ishull Shëngjinit, 250 nxënës do bëjnë mësim mes lagështirës

250 nxënës të Ishull Shëngjinit do ta nisin edhe këtë vit të ri mësimor në një shkollë të amortizuar mes mykut e lagështirës që vec procesit mësimor u rrezikon edhe shëndetin! Bashkia ka ndërhyrë provizorisht, por drejtuesit e arsimit kërkojnë një rikonstruksion të plotë të shkollës!

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, në Lezhë shumë institucione arsimore kanë probleme të theksuara me infrastrukturën.

E tillë është shkolla 9-vjeçate në Ishull-Shëngjin ambjentet e së cilës janë tërësisht të amortizuara, ndërsa në kohët me shi fëmijët duhet të dërgohen nga prindërit pasi oborri mbulohet nga ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ded Luli: Kjo ka patur nevojë për një rikonstruksion total të saj duke hedhur nga soleta sovatimet e brendshme dhe të jashtme. Ndërsa ndërhyrjet janë të pjesshme, sa për të kaluar ndonjë vit shkollor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht ndërhyrje të pjesshme që po realizohen nga Bashkia, kjo shkollë nuk i plotëson standartet për zhvillimin normal të proçesit mësimor.

Ded Luli: Patjetër që këto kushte ndikojnë në cilësinë e marrjes së mësimeve, por edhe në shëndetin e fëmijëve.

Problematika pranohet edhe nga Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj. Ai thotë se bashkia duhet të hartojë projektin për rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle.

Bardhok Pulaj: Janë shkolla të cilat kanë probleme në infrastrukturën e tyre, por duhet që bashkia të bëjë projekte në mënyrë që të financohet rikonstruksioni i këtyre shkollave.

Janë më shumë se 250 nxënës që marrin dije në këtë shkollë, ndërsa shëndeti i tyre është i rrezikuar përshkak të lagështires.

Ora News - Shkolla e Ishull Shëngjinit, 250 nxënës do bëjnë mësim mes lagështirës

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?