Shkolla e re 9-vjeçare në Qesarakë, Veliaj: Gati për vitin e ri shkollor
Një shkollë e re fantastike po ndërtohet në Qesarakë. Në vitin e ri shkollor ajo do të presë 600 nxënës dhe pas tërmetit të 2019, sot po ngrihet më e fortë dhe më e bukur për komunitetin.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë gati në kohë. “Vitet e fundit zona është rritur jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë ka qenë nevoja për t’u siguruar që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo nëpër shkollat e tjera. Tërmeti, përveç se ishte një fatkeqësi, u kthye në një mundësi. Na dha mundësinë që përveç shkollës 9-vjeçare,të kemi edhe shkollën e mesme që po e bëjmë tek ish Shërbimi Informativ i Ushtrisë, ku terrenet janë edhe më të mëdha”, u shpreh ai.
Veliaj nënvizoi faktin se prindërit duhen nxitur t’i shpien fëmijët në shkollat afër lagjes së tyre. Sipas tij, shkollat kanë të njëjtën cilësi, madje edhe më mirë se shkollat në qendër të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

