Shkolla e Roskovecit pa ngrohje, gjimnazistët në protestë: “Rama ik”

Nxënës të shkollës së mesme “Adem Vrapi” në Roskovec, protestuan të enjten për mungesën e ngrohjes. Ndërtesa është rikonstruktuar së fundmi me një fond prej 830 milion lekësh, por kaldajat nuk janë vënë në punë. Ndaj partia Demokratike atje akuzoi kryebashkiaken për abuzime dhe vjedhje!

“Rama ik”. Me ketë thirrje, nxënës të gjimnazit “Adem Vrapi” në Roskovec, protestuan të enjten për mungesën e ngrohjes në shkollë.

Shkolla e rikonstruktuar së fundmi me një fond prej 830 milion lekësh dhe ka edhe sistem kaldajash, por sipas nxënësve që protestuan nuk janë vënë në punë.

Për degën e partisë demokratike në Roskovec, protesta e nxënësve zbuloi një skandal abuzimi me fondet dhe për këtë akuzoi direkt kryebashkiaken Majlinda Bufi për vjedhje.

Gezim Caushi, kryetari i PD, Roskovec: “Gjatë këtyre ditëve një pjesë e shkollave janë pa ngrohje. Ku shkuan 830 milionë lekë? Sa është fondi i planifikuar për ngrohje dhe pse nxënësit kanë 4 muaj pa ngrohje”

Ora News tentoi të marrë një reagim nga kryebashkiakja e Roskovecit por ajo nuk ndodhej në institucion, ndërsa telefoni rezultoi i fikur.

Ora News - Shkolla e Roskovecit pa ngrohje, gjimnazistët në protestë: "Rama ik"

SHKARKO APP