Shkolla ”Haxhi Qira” në Thumanë të Krujës gati për presë nxënësit, e financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” në Thumanë të Krujës do të hapë së shpejti dyert e ambienteve bashkohore dhe do të mirëpresë 477 nxënësit dhe 34 mësuesit e saj.

4500 përfitues nga komuniteti i Thumanës do të gëzojnë një institucion arsimor dinjitoz dhe me standarde evropiane për procesin mësimor: të sigurtë, me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje, me sistem për mbrojtjen nga zjarri, izolim termik, kamera sigurie, instalime elekrike dhe hidrosanitare, instalime të sistemit të teknologji-informacionit, ndriçim për raste emergjence etj.

E rindërtuar nga e para në bazë të parimeve themelore #RindërtojmëSëBashku dhe #RindërtojmëMëMirë, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” është pjesë e Programit “EU4Schools”, i financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të këtij programi, po rindërtohen ose riparohen 63 objekte arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë afërsisht 24.000 fëmijë, nxënës e mësues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?