Shkolla “Kolë Jakova” transformohet, ambiente të reja për rreth 500 fëmijë

Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë po kalon një transformim të rëndësishëm për t’u kthyer në një ambient modern dhe funksional për mësuesit dhe nxënësit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rikonstruksioni i shkollës, duke theksuar se godina do të ofrojë kushte bashkëkohore dhe dinjitoze për arsimin e rreth 500 fëmijëve.

Ky projekt është pjesë e nismës kombëtare për modernizimin e infrastrukturës shkollore, me qëllim krijimin e hapësirave të përshtatshme për mësimdhënie, zhvillim akademik dhe aktivitete të ndryshme për nxënësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkolla e rikonstruktuar do të përfshijë laboratorë të pajisur sipas standardeve moderne, zona për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe hapësira të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Investimi konsiderohet një hap i rëndësishëm për mbështetjen e komunitetit të kryeqytetit dhe për sigurimin e kushteve më të mira për brezat e rinj, duke sjellë një përmirësim të dukshëm në cilësinë e arsimit dhe ambientit mësimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?