Shkolla në mes të Bllokut del jashtë funksionit
As shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” nuk i rezistoi tërmetit te 26 nentorit. Specialistet e Institutit të Ndertimit kanë konstatuar dëmtime në strukturën e godinës dhe kane rekomanduar ndërprerje te mesimit deri ne realizimin e nderhyrjeve perforcuese. Sipas inxhinierëve është shkëputur godina shtesë nga godina e vjeter ekzistuese.
Dyert e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë do të qendrojnë gjatë të mbyllura për nxenesit e saj.
Termeti i 26 nentorit e ka demtuar rende. Grupi i xhirimit nuk lejua ta shohë nga afër, por gazetarja Ajgena Korbi arriti të sigurojë akt- konstatimin e Institutit të Ndertimit.
Shkolla përbëhet nga dy godina. Njëra është rindërtuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2006 dhe tjetra në vitin 2016. Godinat sipas Institutit të Ndërtimit jane shkeputur nga njera tjetra.
Në akt- konstatimin që mban datën 3 dhjetor 2019 firmosur nga drejtori i Pergjithshem i Institutit te Ndertimit Agron Hysenlliu gjendja e shkolles pershkruhet: “Plasaritje te thella 45 grade ne muret ndarese. Demtim I traut te katit te trete, shtese, tek 9- vjecarja. Plasaritje te thella te suvase, shtese tek 9 –vjecarja. Demtim I parapetit ne te gjithe godinen. Shkeputje te shteses nga objekti ekzistues, tek cikli I ulet”.
Ndonëse ndërtesa e re i është shtuar godines ekzistuese vetem tre vite më parë ajo jo vetëm nuk i rezistoi lekundjeve te tokes, por specialistet konstatuan deme te konsiderueshme në të.