Shkollat jo vatër e nxehtë/Rama: Të shmangim kolapsin e spitaleve dhe mbylljen nga Covid-19
Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë në lidhje me ekonominë, por fiilimisht tha se nga situata e Covid-19 në vend, duhet që të shmanget kolapsi i spitaleve dhe mbyllja e plotë. Vendimi për mbylljen apo hapjen e shkollave i takon autoriteteve shëndetësore. Është kjo përgjigjia që Rama u ka dhënë zërave për mbylljen e shkollave për shkak të situatës së Covid-19. Sipas tij, shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku.
”Ka zëra të përsëritur pë rmbylljen e shkollave. Dua të theksoj se çfarë hapet e mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autoriuzuar që kanë ekspertizën dhe detyrimin ligjor që të marrin vendime në këtë kohë të vështirë. Sipas të gjitha të dhënave dhe orientimet e autoriteteve shkencore mjekësore në të gjithë vendet që ndjekim me vëmendje, shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku e rëndësishme që masat të respëktohen rigorozisht në çdo shkollë, siç po ndodh. Personeli drejtues e pedagogjik të jetë këmbëngulës në zabtimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë domosdoshmëria për të mabjtur një ekuilibër mes këtij aspekti të mbrojtjes së drejtpërdrejtë e psikologjike të fëmijëve”,-tha Rama.
Kreu i qeverisë u bëri apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen në mënyrë q ëtë shmanget mbingarkesa në spitale dhe dhe një mbyllje që do të kishte pasoja të rënda në të gjitha spektet.
”Do të kërkoja ndihmën tuaj që të jemi sa më të vetëdijshëm se sicili ka në dorë së bashku të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal të të gjithë atyre që janë në nevojë dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh çdo qytetar e qytetarë të vetëdijësohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime për të mbrojtur shëndetin e vet e të fmailjes dhe të afërmve dhe jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme e përnatshme në vijën e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me kovid dhe kanë simptoma të rënda dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoje të padëshirueshme dhe në aspektin e ekonomisë së çdo familjeve dhe familjes sonë të përbashkët”,-shtoi më tej kreu i qeverisë.