Shkollat mbyllen tre ditë, Ina Zhupa: Ka vënë prindërit në vështirësi
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se vendimi për mbylljen e shkollave për shkak të uljes së temperaturave, është një vendim që rëndon mbi prindërit shqiptarë. Për të mbyllja e shkollave për mungesë të ngrohjes, jo vetëm që nxori në pah dështimin e kushteve minimale për ngrohje në shkolla, por ka vënë në vështirësi edhe prindërit të cilët duhet të kujdesen 3 ditë për fëmijetë.
“Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit. Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.
Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese.
Siç është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi. Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla”.