Shkollat në Elbasan pa shkallë emergjence

90 % e shkollave në bashkinë  e Elbasanit nuk kanë shkallë emergjence. Shqetësimi ngrihet nga nxënësit dhe mësuesit të cilët i kanë kërkuar bashkisë të ndërhyjë për rritjen e masave të sigurisë. Për të mësuar gjendjen e godinave, drejtuesit e shkollave kërkuan edhe akt ekspertimin e ndërtesave pas tërmetit.

Tërmeti i 26 nëntorit ka krijuar një situatë shqetësimi për sigurinë e institucioneve arsimore.

Në Bashkinë e Elbasanit, 90 % e shkollave nuk kanë shkallë emergjencë.

Në këtë situatë, mësuesit thjeshtë i kanë orientuar në teori nxënësit si të sillen në rast rreziku.

Shqetësimit të nxënësve e prindërve i dha zë në mbledhjen e këshillit bashkiak drejtorët e shkollave.

“Të gjitha institucionet arsimore në bashkinë e Elbasanit të sistemohen me shkallë emergjence.”

Pas tërmetit të 21 shtatorit, bashkitë e prekura premtuan verifikim të gjendjes së shkollave.

Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe pas tërmetit të nëntorit që shkatërroi 28 shkolla, mësuesit kërkojnë të dinë rezulatet për të qetësuar nxënësit e prindërit.

“Duhet të vëmë në dispozicion aktet e konstatimit të çdo shkolle.”

Për ti dhënë zgjidhje problematikave të parashtruara nga mësuesit, kryetari i Bashkisë Elbasan thotë se do të kërkojë fond nga qeveria, pasi shumica e shkollave janë të vjetra dhe masat e emergjencës nuk i kanë të përfshira.

SHKARKO APP