Shkollat në Shqipëri do të qëndrojnë hapur
Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, deklaroi se shkollat nuk janë vatra të Covid-19. 80% e vatrave të infeksionit janë në familje. ”Në Shqipëri nuk ka vatra masive në strukturat arsimore. 80% e vatrave aktuale janë vatra familjare. 20% e vatrave janë në struktura të tjera”, tha Tomini. Zëvendësimet vijojnë dhe fakti që nuk janë konstatuar mungesa të orëve mësimore për shkak të mungesës së mësuesve, autoritetet thonë se nuk ka arsye për mbylljen e shkollave në vend.