Shkon në 10 numri i të prekurve. Greqia në frikë nga koronavirusi, mbyllen shkollat, universitetet dhe ambientet publike
Vijon të rritet frikshëm numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Mediet raportojnë se në Greqi numri i të infektuarve ka shkuar në 10.
Kjo ka alarmuar vendin fqinj, i cili ka mbyllur shkollat, universitetet, teatrot, ambientet publike argëtuese në Patra dhe zonën e Achia, Ilia, si dhe ishullin Zakynthos, deri më 6 mars.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirus, ku deri më tani janë shënuar mbi 100 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar. Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor 2019, duke shënuar deri më tani mbi 3 mijë viktima në mbarë botën e mbi 80 të infektuar.