Shkon në 1050 numri i të prekurve me koronavirus në vend, sot 21 raste të reja

Vazhdon rritet numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 1050 persona, ndërkohë që Tirana mbetet vatra e nxehtë e koronavirusit.

Në infektiv kemi 25 raste të shtruar dhe 3 në terapi intensive.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

E PLOTE

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera

Shkon në 1050 numri i të prekurve, prej tyre 205 janë raste aktive. Tirana mbetet vatra kryesore

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.
Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale 15094
Testime molekulare 13768
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1050
Raste të shëruara 812
Raste Aktive 205
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1

SHKARKO APP