Shkon në 12 numri i rasteve të infektuar me Covid-19 në Elbasan, pozitive një 40-vjeçare

Shkon në 12 numri i rasteve të infektuar me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.

Pas testit në ISHP ka rezultuar pozitiv bashkëshortja e 46-vjeçarit, e cili u konfirmua si i prekur një ditë më parë.

Nga 12 tamponët e marrë nga familja e tij dhe kontaktet e ngushta, vetëm bashkëshortja 40 vjeç ka rezultuar pozitive.

Ndërkohë, ditën e djeshme Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19.

Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 383 persona.

Nga ana tjetër, dje 15 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe e çojnë numrin e të sëmurëve në 131 të shëruar, informoi ministria e Shëndetësisë.

Në gjithë vendin janë kryer 2753 teste gjithsej për rastet e dyshuara si të prekur me Covid-19.

SHKARKO APP