Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti në Shkallën e Tujanit. Humb jetën e moshuara
Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur dje tek “Shkalla e Tujanit”. Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën pasagjerja e mjetit, Defa Kaloshi, 73 vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.
Kujtojmë se dje humbi jetën edhe Hider Daci, i cili po ashtu pasagjer. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri tjetër që udhetonte me këtë makinë. Polica arrestoi drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dale nga rruga.
Po hetohet firma sipërmarrëse që po kryente punime në rrugë, kompania “Gjoka Construksion”, në lidhje me punimet dhe masat e sigurisë në punë.