Shkon në 26 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë 64-vjeçarja te “Shefqet Ndroqi”

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, duke shkuar në 26.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka humbur jetën një 64-vjeçare nga Tirana, e cila ka qenë në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndroqi”.

“Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, thuhet në njofimin e MSH.

SHKARKO APP