Shkon në 27 numri i të prekurve nga Fruthi, ISHP vaksinon fëmijët që rrezikojnë më shumë
Ka shkuar në 27 numri i fëmijëve që rezultojnë të prekur nga virusi i Fruthit. Sipas burimeve deri më tani 80% e rasteve janë fëmijë nën moshën 1 vjeç të cilët nuk janë vaksinuar kundër Fruthit.
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se është menaxhuar situata për të parandaluar përhapjen më tej të virusit, ndërsa tek grupet me risk është aplikuar vaksina MMR. Tek fëmijët nga 9-12 muaj po përdoret vaksinimi i përshpejtuar dhe të prekurit nuk rrezikojnë jetën.
“Kemi aplikuar vaksinën MMR të grupet në risk dhe po aplikojmë vaksinim të përshpejtuar tek fëmijët 9-12 muaj. Në një periudhë të shkurtër janë 2047 të vaksinuar. Të sëmurët nuk paraqesin rrezik për jetën”- thekson ISHP.
KOHA JONË SONDAZH

