Shkon në 38 numri i viktimave? Ministria: Ka ndërruar jetë si pasojë e…

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar për lajmin se një 58-vjeçare ka ndërruar jetë nga Covid-19, ku bën me dije se gruaja kishte sëmundje tumore, ndërsa ishte asimptomatike me Covid-19.

”Ministria e Shëndetësisë sqaron se referuar shërbimit infektiv, pacientja 58-vjeçare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale. 58-vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”.

Sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njoftoi se numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 37. Ai është një pacient 68-vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte në gjendje të rëndë i intubuar prej disa ditësh.

SHKARKO APP