Shkon në 40 numri i protestuesve të shoqëruar pas protestës

Në protestën para Kryeministrisë, u prishën skelat dhe u qëlluan xhamat e dyerve dhe të dritareve. Nga pasditja djeshme dhe pothuajse gjatë gjithë natës, policia e Shtetit ka qenë në aksion për të arrestuar protestuesit e dhunshëm.

Mësohet se deri më tani numri i protestuesve që janë shoqëruar është 40. Shoqërime janë kryer ne Lezhë, Fier e Durrës. Mësohet se verifikime po kryhen ende.

Mbrëmjen e kaluar policia shoqëroi 20 protestues, disa prej të cilëve u arrestuan me akuzën për dhunimin e ambienteve publike. Nga kamerat e sigurisë disa prej të shoqëruarve kanë rezultuar të jenë pikërisht personat që kanë kryer akte dhune gjatë protestës dhe janë arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?